24.8 C
Skopje

Depay i bën kërkesën përfundimtare Barcelonës përpara lëvizjes së Juventusit

schedule20:14 – 19 Gusht, 2022

Memphis Depay është afër largimit nga Barcelona dhe palët duhet të vendosin një detaj.

Palët pothuajse ranë dakord për të ndërprerë kontratën, e cila do t’i lejojë Juventusit të nënshkruajë lojtarin si lojtar i lirë. Sipas Tuttosport, vetëm një detaj e ndan Depay nga largimi nga Barcelona kërkesa për të paguar një pagë të shtyrë nga sezoni i kaluar. Bëhet fjalë për 2 milionë euro, që klubi katalanas ia ka borxh holandezit 28-vjeçar.

Verën e kaluar, sulmuesi erdhi nga “Lyon”  si lojtar i lirë. /abcnews.al/