0.8 C
Skopje

Deputetët nga Lituania takohen me kolegët e tyre nga Kosova

Grupi i Miqësisë Lituani-Ballkan Perëndimor
i Parlamentit të Republikës së Lituanisë, në kuadër të vizitës në Kosovë, ka
zhvilluar disa takime në Kuvendin e Republikës së Kosovës, raporton Ekonomia
Online.

Fillimisht ata janë takuar me
Grupin e Miqësisë Kosovë-Lituani të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kurse do të zhvillojnë takim edhe
me nënkryetarin dhe anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në
Kuvendin e Republikës se Kosovës.

Në takim deputetët nga Lituania
janë pritur edhe nga kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca.