24/06/2024

Njëzëri, me 82 vota pro, deputetët e shumicës dhe opozitës mbështetën nismën për formimin e Komisionit Hetimor për skandalin në Klinikën e Onkologjisë, përcjell TV21. U votua dy javë pas propozimit të opozitares VMRO-DPMNE për themelimin e këtij Komisioni. Deputetët e qeverisë thanë se janë për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit nga ana e institucioneve, ndërsa opozita akuzoi se po të ishin të ndershëm do të kishin dhënë dorëheqje deri më tani dhe po kërkojnë përgjegjësi politike.

Komisioni do të ketë 13 anëtarë dhe në të shumica prej gjashtë deputetëve, përfshirë edhe presidentin, do të jenë nga VMRO-DPMNE, katër nga LSDM, dy nga BDI dhe një nga Aleanca. Komisioni hetimor do të ketë të drejtë të propozojë dëshmitarë, ekspertë të cilët do të japin deklarata para deputetëve lidhur me rastin dhe brenda një muaji duhet të dorëzojnë raport në Kuvend sipas të cilit do të përcaktohet edhe përgjegjësia politike.