8.8 C
Skopje

Deputeti Arbër Ademi: 9.5 milion denarë për SHFK “Dituria” në Likovë

Koordinatori i Grupit parlamentar të BDI-së, deputeti Arbër Ademi, sot bashkë me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska dhe me kryetarin e Likovës, Erkan Arifin kanë vizituar SHFK “Dituria” në Likovë!

Ademi, Carovska dhe Arifi kanë vëzhguar zhvillimin e punimeve që po bëhen në këtë shkollë, sanimi i fasadës dhe toaleteve!

Investimi në përmirësimin e kushteve në këtë shkollë përfshinë vlerën prej 9.5 milion denarë.

Kujtojmë, se gjatë mandatit të Arbër Ademit si ministër i Arsimit dhe Shkencës, është investuar maksimalisht në këtë rajon, duke përfshirë 3 salla sportive, mobilimin, renovimin i objekteve shkollore etj, duke mos përjashtuar edhe rritjen e pagave në arsim për 21%!