
Deputeti i Lidhjes Social Demokrate, Darko Kaevski nga foltorja e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka folur fjalë të mëdha për ish kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, I cili disa minuta më herët shpalosi programin e Qeverisë për 100 ditët e ardhëshme që do të jetë kryeministër.
Kaevski tha se shumica parlamentare nën udhëheqje të Kuvendit me Talat Xhaferit ka bërë politikat më të mira në vend, raporton indeks.mk
Sipas tij, kuadrot e LSDM-BDI-ASH janë figurat më të mira që ka propozuar ndonjëherë shumica.
Sipas Kaevskit, VMRO-ja ka propozuar kuadro të pa-dëshmuara dhe ish funksionarë të VMRO-së nga koha e Nikolla Gruevskit.
“Ata janë përleshur mes vete, kush më shumë se tjetri të merr “mjaltën” nga qyteti i Shkupit, kaosi që u shkaktua në qytetin e Shkupit, pritet të shkaktohet edhe në Qeveri”, tha mes tjerash Kaevski.
Sipas Kaevskit, VMRO-ja nuk e voton Qeverinë sepse nuk beson as në kuadrot e veta që i ka propozuar.