14/04/2024

Dallimi ndërmjet Bujar Osmanit dhe Arben Taravarit qëndron në atë se Osmani ka strategji të sakta dhe është i dëshmuar edhe në arenën ndërkombëtare, kurse Taravari për të plotesuar apetitetet e veta përçan partinë e tij dhe bën koalicionime të dyshimta dhe të paqëndrueshme.

Kështu është shprehur deputeti i BDI-së Bajram Kadrija në emisionin ZOOM në TVM2.

Ai tha se presin që Osmani të përkrahet edhe nga etnitë tjera, për shkak se zotëron cilësi shumë më profesionale në krahasim me kundërkandidatët e tij.

“Idetë e mëdha nuk lindin aty për aty, nuk lindin as në facebook as para selive partiake, por lindin shumë më herët, trasohen dhe realizohen. Për momentin Bujar Osmani është një ndër kuadrot më të profilizuar në këtë garë që besojmë se do të has në perkrahje më të gjerë të grupeve etnike, se sa vetëm në mesin e shqiptarëve, por besoj që do të marr një numër të konsiderueshëm të votave dhe do të kalojë në rrethin e dytë dhe do të jetë pretendendi kryesor për president në RMV”, u shpreh deputeti Kadrija në emisionin ZOOM në TVM2.

Kadrija gjithashtu akuzoi se Taravari për një periudhë të shkurtër në pushtet, arriti të blejë shtëpi luksoze në lagje elitare.