Grupi i Miqësisë Lituani-Ballkani Perëndimor
i Parlamentit të Republikës së Lituanisë, në kuadër të vizitës në Kosovë, është
takuar me nënkryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në
Kuvendin e Republikës se Kosovës, Xhavit Halitin, raporton Ekonomia Online.
Fillimisht ata janë takuar me
Grupin e Miqësisë Kosovë-Lituani të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në takim deputetët nga Lituania
janë pritur edhe nga kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca.
