Kryesuesja e Komisionit të Grupit
të Miqësisë Lituani-Ballkani Perëndimor i Parlamentit të Republikës së
Lituanisë, Laima Andrikiene tha se po ndihet mirë që po e viziton Kosovës,
raporton Ekonomia Online.
Ajo shtoi se shteti i saj qysh në
maj të viti 2008 e njohu pavarësinë e Kosovës dhe se do të vazhdojë ta mbështet
atë.
Mbështetje ajo garantoi për anëtarësim
në Këshillin e Evropës, por edhe Bashkimin Evropian duke kërkuar që të zbatohet
reformat e nevojshme.
“Vizita jonë në Kosovë është e
para në cilësi të delegacionit. Natyrisht është edhe nder që jemi këtu në Kosovë.
Lituania e ka njohur pavarësinë e Kosovës në muajin maj të vitit 2008. Lituania
i jep mbështetje përpjekjeve të Kosovës në forcimin e shtetësisë së saj”.
“Lituania mbështet Kosovën për tu
bërë anëtare e Këshillit të Evropës. Lituania mbështet Kosovën në rrugën e
integrimit drejt BE. delegacioni inkurajon Kosovën në zbatimin e reformave thelbësore
drejt BE”.
Zëvendëskryesuesi i Grupit te Miqësisë
Kosovë-Lituani, Halil Thaçi, tha se takimet e tilla i kontribuojnë zhvillimeve parlamentare,
duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Lituanisë, raporton
EO.
“Kosova është shumë mirënjohës
për mbështetjen e Lituanisë dhe theksuam rëndësinë dhe mbështetjen e Lituanisë
për anëtarësimin e Kosovës në BE e NATO dhe Këshillin e Evropës dhe në shtyrjen
e liberalizimit të vizave”.
“Kosova si Lituania po qëndrojnë
kundër luftës gjenocidale në Ukrainë dhe është i rëndësisë së veçantë bashkëpunimi
i ndërsjellë. Ne kemi pranuar gazetarë ukrainas që po vazhdojnë punën e tyre në
Kosovë”.
Ky grup fillimisht janë takuar me Grupin e Miqësisë Kosovë-Lituani të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kurse do të zhvillojnë takim edhe
me nënkryetarin dhe anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në
Kuvendin e Republikës se Kosovës.
Në takim deputetët nga Lituania janë pritur edhe nga kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca.