8.8 C
Skopje

Derbi dhe beteja në Laç e Durrës, Superiorja “flakë” sot

schedule08:58 – 29 Prill, 2022

Superiorja vazhdon me duelet e javës së 31-të dhe sot mund të vendoset edhe matematikisht fituesi i titullit kampion.

Tiranës i duhet një pikë në ndeshjen kundër Laçit në transfertë. Ky duel zhvillohet në orën 16:45 dhe kurbinasit nga ana tjetër duan pikët e plota për të siguruar Europën sa më parë.

Në të njëjtën orë luhet edhe derbi i kryeqytetit, Partizani-Dinamo, në “Selman Stërmasi”. Blutë duan tre pikë shprese për mbijetesën, kurse “Demat” për t’u ngjitur në vendin e tretë.

Dita mbyllet me takimin Teuta-Kukësi, në orën 19:45. Kampionët në fuqi janë të karikuar për të fituar dhe për të siguruar qëndrimin direkt në Superiore, kurse verilindorët duan të mos e lëshojnë vendin e tretë në klasifikim. / abcnews.al