13/07/2024

Ministria e Punëve të Brendshme pasdite ka njoftuar se është shtënë në drejtim të R.T. (39) nga Shkupi në garazhet e Qendrës Tregtare “Ist Gejt”, por se nuk ka persona të lënduar.

“Më datë 25.08.2023 rreth orës 15:50 në SPB Shkup është raportuar se në garazhet e një qendre tregtare në Shkup, një person i cili ka qenë me automjet të pasagjerëve “audi” ka shtënë në drejtim të R.T. (39) nga Shkupi, por nuk e ka qëlluar. Në automjet, sipas raportimit, ka qenë edhe një person tjetër. Persona të lënduar nuk ka”, thonë nga MPB-ja.

Është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

****

“Ist Gejt Moll” lidhur me incidentin që ndodhi sot rreth orës 16:00 në garazhat e qendrës tregtare, e informoi opinionin se në pajtim me skenarët e konfirmuar të sigurisë dhe protokolleve për punë janë siguruar të gjitha masat e nevojshme që qendra tregtare të vazhdojë normalisht me punë.

“Në pajtim me informatat me të cilat disponojmë për momentin, bëhet fjalë për incident të izoluar dhe nuk është i lidhur me sigurinë e prëgjithshme të vizitorëve në qendrën tregtare. Ekspertiza e shërbimeve kompetente tashmë ka përfunduar dhe qendra tregtare vazhdon të punojë me regjimin e rregullt të punës. Në qendrën tregtare funksionojnë disa sisteme me të cilat mbulohet siguria e vizitprëve prëfshirë edhe sigurimin e vazhdueshëm fizik dhe monitorimi tërësisht është i sigurt për vizitorët”, theksojnë nga “Ist gejt Moll”.