Përfaqësuesi i njohur I Lidhjes së Diasporës Shqiptare, Alisetar Bojana, I cili para dy ditësh kritikoi Arben Taravarin që u është bashkuar “disa individëve” të opozitës shqiptare, mbrëmë në një postim në Facebook, u ka dhënë përkrahje qëndrimeve të matura dhe të kujdesshme të deputetes së ASH-së, Ilire Dautit në TV Klan, me të cilat e nxjerr të gabuar veprimin e kryetarit të ASH-së.
“E dëgjova me shumë kujdes zonjën Ilire Dauti koordinatore e grupit parlamentar të ASH.-së në klan tv! Ishte e matur, e arsyeshme, konkrete dhe të gjitha argumentet që i fliste në bazë të statusit të ASH-së e bën z.Taravari të jetë gabim!”
Alisetar Bojana thotë se interpretimet emocionale mund të jenë nga më të ndryshmet nga ata që e kundërshtojnë, por statusi i ASH-së flet ndryshe!
“Arsyeja e shëndoshë është që të ulen emocionet, të ftohen gjakrat dhe të gjendet një rrugëdalje nga kjo situatë në të cilën ndodhet ASH.”, ka sugjeruar përfaqësuesi i diasporës shqiptare.
Siç është bërë e ditur sot, për të shtunën në Shkup, nga Zijadin Sela, është thirrur Kuvendi i ASH-së për të diskutuar çështjen e koalicionimit dhe siç mësohet, edhe për përgjegjësinë e veprimeve të kryetarit Taravari.