9.8 C
Skopje

Dimitrievski: Bilall Kasamit t’i merret mandati, e jo Këshilli të shkojë në zgjedhje

Këshilltari nga radhët e LSDM-së në komunën e Tetovës, Ilija Dimitrievski përmes sqarimit të tij shpjegon se çfarë po ndodh në këshillin e komunës së Tetovës dhe dëshirën e kryetarit Kasami për të shkuar në zgjedhje.

Paaftësia e plotë për të menaxhuar Komunën e Tetovës ky kryetar dëshiron ta mbulojë me zgjedhje për Këshill, në mënyrë që faji për mosfunksionimin e komunës t’i bartet dikujt tjetër.

Këshilli nuk ka pasur as mundësinë që në afatin e paraparë me ligj të vendos për Llogarinë Vjetore të Komunës së Tetovës për vitin 2021, sepse këtë pikë kryetari nuk e ka dorëzuar në Këshill deri më 31.03.2022.

Administrata e Kryetarit e ka dorëzuar Llogarinë Vjetore në Regjistrin Qendror në afatin e paraparë me ligj, deri më 31.03.2022 dhe ajo llogari vjetore është aprovuar nga Regjistri Qendror, PASI TË dorëzohet në Këshillin Shqyrtues.

Për shkak të mosrespektimit të ligjit në këtë drejtim, Kryetari i Komunës duhet të mbajë përgjegjësinë e duhur.