25/06/2024

Për shkak të problemeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sot do të mbeten pa energji elektrike shfrytëzuesit e disa  komunave të Shkupit, Ilinden, Haraçinë, Karposh, Sopishte, Studeniçan dhe Gjorçe Petrov.

Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave të Qytetit të Shkupit sot nga ora 08:00 deri në ora 15:00, pa rrymë do të jenë fshatrat Buçinc dhe Bujkovc dhe fshati Grushinë. Shfrytëzuesit nga ndërtesa nr. 64 në bulevardin “Arradhat partizane”, nga ora 09:00-12:00, rruga nr. 4 në fshatin Bardovc, nga ora 09:00 deri në ora 13:00,  rruga “Vllae”, dhe nga ora 09:00 deri në ora 16:00, shfrytëzuesit nga fshatrat Jabollc, Dërzhilovë dhe Patishka Reka, si dhe Elovo, Crn Vrv, Osinçan, Crvena Voda dhe Malçishte.

Të hënën nga ora 09:00 deri në ora 11:30, pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Zhedenska”, konkretisht vetëm numrat çift të shtëpive.