25/06/2024

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski ka vendosur që të mos e dekretojë ligjin që mundëson largimin e bastoreve dhe kazinove nga shkollat e mesme dhe fillore, pêr këtê ka reaguar Bashkimi Demokratik për Integrim.

Nga partia e Ahmetit thonê se vendimi i presidentit Pendarovski për tê mos dekretuar këtë ligj ështê për keqardhje.

Shtojnë se pas të gjitha obstrukvioneve nga opozita, për dy vite rradhazi, shumica parlamentare arriti të miratoi ligjin në fjalë, për të cilin nga BDI, thonë se u duartrotik dhe u mirëprit nga të gjithë, duke filluar nga nënat e deri tek shoqatat anti bixhoz.

Reagimi i plotë:

Vendim për keqardhje i Pendarovskit.

2 vite me rradhë, opozita bllokonte ligjin për largimin e kazinove dhe bastoreve nga shkollat dhe fëmijtë tanë. Motivet i njohim të gjithë.

Pas të gjitha bllokadave dhe obstrukcioneve, shumica parlamentare më në fund e miratoi ligjin i cili u përshëndet nga të gjithë qytetarët, shqiptarë, maqedonas, turq, rom, srb, boshnjak dhe të gjithë të tjerët, në veçanti nënat me bekimin “na i shpëtuat fëmijtë”, si edhe nga shoqatat antibixhoz.

Besimin e deputetëve dhe qytetarëve që e mbështetën atë si dhe gjithë këtë betejë për largim të kazinove dhe bastoreve nga shkollat dhe fëmijtë tanë, për dyfishim të tatimeve dhe rritje të hyrave buxhetore dhe vështirësim të procedurave për hapje dhe zgjërim të industrisë, Pendarovski e hodhi në shportën e plehrave, zgjodhi anën e bastoreve dhe kazinove.

Arsyetimin se qenka “keqpërdorur” flamuri europian për miratimin e ligjit është përallë mbas darke, imagjinoni, s’paska patur vërejtje për përmbajtjen por për procedurën.

Nuk dorëzohemi nga kjo betejë dhe jemi të bindur se të gjithë deputetët me ndërgjegjë të pastër janë në anën kundër bastoreve dhe kazinove.