11/10/2024

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka reaguar pasi Kuvendi dje miratoi ligjin për dislokimin e bastoreve dhe kazinove nga objektet arsimore, shkollat fillore dhe të mesme.

Shaqiri thotë se me këtë ligj, po minimizohet rreziku që të rinjtë, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme afër shkollës së tyre të rrethohen me objekte të cilat jane në dëm të tyre.

“Pas të gjitha pengeseva nga aktorë qëllimkeq, jam i lumtur që e arritëm një premtim i cili është në të mirë të nxënësve dhe familjeve të tyre. Me gjasë e keni edhe më të qartë kush po përkushtohet për një jetë më të sigurt dhe më të mirë për ju?”, ka shkruar Shaqiri.