Vazhdon konferenca dyditore vjetore “Vit i mundësive evropiane” në organizim të Qeverisë. Do të mbahen tre panel sesione, ku do të bisedohet dhe do të bëhet analizë për politikat dhe masat qeveritare në vitin 2023, me fokus në eurointegrimet si proces kyç për vitin 2024.
Siç informoi pres shërbimi i Qeverisë, paneli i parë për sot ose panel 5 është “Bujqësia dhe zhvillimi i barabartë rajonal – BE mundësi dhe perspektiva”.
Dy panelet e ardhshme janë “Republika e Maqedonisë së Veriut – anëtare e sigurtë e NATO-s me ardhmëri evropiane” dhe “Investimet në infrastrukruë dhe në kulturë – investim i përhershëm për gjeneratat e ardhshme”. Ekziston mundësia për ndjekjen e konferencës onlajn.
Konferencën dje e ka hapur kryeministri Dimitar Kovaçevski. Janë mbajtur katër panele: Në rrugën drejt BE-së: Shfrytëzimi i mundësive për integrim të shpejtë”, “Investime në tranzicionin energjetik dhe infrastruktura për ambient të shëndoshë jetësor dhe ardhmëri evropiane”, “Mundësi evropiane përmes modernizimit të politikave sociale, arsimore dhe shëndetësore” dhe “Demokracia, drejtësia, efikasiteti – procese reformuese për vlera dhe standarde kyçe evropiane”.