18/01/2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në emisionin special në “Klan Maqedoni”, duke folur për rrugëtimin e tij politik dhe emrimin e kryeministrit shqiptar në RMV gjatë ditës së sotme është kthyer në kujtesë dhe ka folur për të kaluarën dhe “hjekat” nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët në Maqedoni, raporton indeks.mk.

Sipas tij, gjatë vitit 81 janë rrahur shqiptarët vetëm pse kanë kërkuar mësim në gjuhën shqipe. Thotë se Maqedonia ka qenë labarator i politikave anti-shqiptare.

Përmendi rastin e Gostivarit mes tjerash dhe rrahjen dhe torturat nëpër të cilën kaluan shqiptarët për themelimin e Universitetit të Tetovës.
“Maqedonia ka qenë labarator për anti-shqiptarizëm. Këtu i nxorrën nxënësit prej shkollave, shqiptarët nga gjimnazi i detyronin të mësojnë në gjuhën maqedonase, këto eksperimente, fillonin në Maqedoni, pastaj aplikoheshin edhe në Kosovë”, tha Ahmeti./indeks.mk/