Opozita shqiptare që si “gladiator” para qytetarëve lufton kinse për gjuhën shqipe dhe shqiptarët, në mënyrë zyrtare edhe pse e ka të lejuar, nuk e bën të njëjtën.
Kjo zbulohet nga një dokument që vetë deputetja dhe kordinatorja e VLEN-it, Safije Sadiki Shahini, e ka publikuar në “Facebook”.
Në dokument shihet se në një komunikim zyrtar mes deputetëve të opozitës dhe kruet të Kuvendit, opozitarët shqiptarë kanë zgjedhur që me Jovan Mitrevskin të komunikojnë vetëm në gjuhën maqedonase, duke mos preferuar mundesinë që ua jep ligji në fuqi të zgjedhurve të popullit, që të komunikojnë në rrugë zyrtare edhe në gjuhën shqipe.