13/07/2024

Derisa punonjësit e ndërmarrjes Komunale Tetova, vazhdojnë të mbeten pa rroga dhe pa sigurim shëndetësor, Komuna e Tetovës me në krye, Bilall Kasamin vazhdon të harxhojë mjete financiare të shumta, për “luks” e qejfe, raporton indeks.mk

Sipas një shkrimi të dokumentuar, të publikuar në rrjetet sociale, Kasami ka shpenzuar 5.000 euro për kikirika, badema, lejthia, fëstëka dhe bonbone me paketim eksluziv!

“Komuna e Tetovës shpenzon 5.000 euro për kikirika, badema, lejthia, fëstëka dhe bonbone me paketim eksluziv! Kështu shkruan në tenderin që komuna i ka dhënë paramendoni një librarie për të furnizuar komunën çdo muaj me kështu lloj ushqimesh. Punëtorët e NPK-së vazhdojnë të mbeten pa rroga dhe pa sigurim shëndetësor, ndërsa Komuna e Tetovës shpenzon para për reprezentacione me ushqime luksoze”, thuhet në denonicimin e bërë në rrjetet sociale./indeks.mk/