02/10/2024

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, akuzohet për abuzim me tenderat nga këshilltari i BDI-së, Veton Murati. Sipas Muratit, Kasami ka nënshkruar kontrata me firma që nuk kanë asnjë lidhje me punët që duhet të kryejnë, siç janë asfaltimi i rrugëve dhe ujësjellësi dhe kanalizimi. Murati thotë se një shoqatë që merret me tregti dhe hoteleri ka fituar katër tendera për këto punë. Ai gjithashtu kujton se një libri ka marrë tenderin për produkte ushqimore.

“Komuna e Tetovës vazhdon me dhënien e tenderëve, firmave që merren me veprimtari tërësisht të kundërta nga punët që kërkohen të realizohen. Së fundmi katër tenderime me nënshkrim të kryetarit të komunës Bilall Kasami, për asfaltim rrugësh dhe për ujësjellës e kanalizime i janë dhënë një shoqatë që veprimtari e ka tregtinë dhe hotelerinë. Mos të harrojmë që para kësaj, tenderin për produkte ushqimore ia dhanë një librarie”, alarmon Murati.