9.8 C
Skopje

Domethënia e numrave të anketës: Ali Ahmeti rrezikon Mickovskin, me koalicione, forcat baras?

Shumëkujt i ka ikur një fakt interesant i anketës së fundit që ka dalë me “rezultate të pritura” në raportet e forcave të parive politike.
E papritura qëndron te votat për përkrahjen e liderëve partiakë.
Nëse duket e logjikshme që lideri i partisë së parë të jetë më i votuari, pra Hristijan Mickovski, me 8,7 përqind, në vend të dytë nuk është lideri i partisë së dytë, por Ali Ahmeti, lideri i BDI-së, i cili madje është parapa të parit me një dallim fare të vogël nga i pari, me 7,2 për qind. Dimitar Kovaçevski, si duket, nuk mund të shpëtojë nga hija e pararendësit të tij, Zoran Zaev, dhe me të i kanë ndarë votat që e përkrahin LSDM-në, pothuajse me vota të barabarta, njëri me 6,7 dhe tjetri me 6,4 për qind.
Në përgjithësi, duket se për këtë pozicionim të Ali Ahmetit, i cili deri tash nuk ka qenë asnjëherë në vend të dytë, qytetarët kanë njohur një politikan me vizion dhe qasje konstruktive. Kjo me gjasë konsiston edhe me lëvizjet e gabuara strategjike të liderëve të partive tjera shqiptare që si tepër kanë koketuar me VMRO-në, por në pako me Levicën e Apasievit, gjë që te votuesit shqiptarë nuk mund të kalojë.