27/03/2025

Ish-kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka pranuar vendimin e Kuvendit të partisë për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit.

Taravari shkruan se nuk merret me idenë se e kujt është partia.

Statusi i plotë:

Kauza jonë është Ndryshimi!

Përpjekjet e BDI-së dhe skenaristit Grubi për të na defokusuar tek kinse “e kujt është partia” janë të dështuara.

Prej sot nuk merremi më me këtë gjë. Kushdo që ka ankesa le t’i drejtohet Gjykatës.

Kauza Jonë është Ndryshimi që Ka Nis!

8 maji afron çdo ditë e më shumë!

Kujtojmë se shkarkimi i tij nga posti erdhi pasi i njejti u reshtua me opozitën shqiptare pa asnjë konsultë apo vendim zyrtarë nga kuvendarët e ASH-së. /indeks.mk