
Drejtori i Instituti për Kërkime Politike Shkup (IPIS) në një prononcim për indeks.mk ka folur për zgjedhjet dhe anketat që janë zhvilluar e do të zhvillohen deri në zhvillimin e zgjedhjeve.
Ai tha sondazhet e IPIS për këto zgjedhje do të publikohen nga Radio Televizioni i Maqedonisë me të cilin kanë lidhur bashkëpunim. Tha se të martën e kaluar janë publikuar sondazhet për zonat zgjedhore 1 dhe 5-së kurse këtë të martë, (nesër) do të publikohen sondazhet për zonat zgjedhore 2 dhe 6-të. Thotë se të martën e ardhëshme do të publikohen edhe sondazhet për zonën 3 dhe 4.
“Të martën e kaluar, publikuam rezultate nga njësia zgjedhore 1 dhe 5-së. Këtë javë do të publikojmë rezultate nga njësia 2 dhe 6-të, kurse në fund do të publikohen edhe rezultate nga zona 3 dhe 4. Gjeneralisht, nëse i krahasojmë me matjet e para, sepse kjo tashmë është cikli i dytë i matjeve. Situata flet se VMRO-DPMNE-ja është në një avantazh solid para LSDM-së dhe në bllokun shqiptarë BDI-ja vazhdon të jetë në avantazh solid para VLEN-it opozitar”, tha Bozhinovski.
Shtoi se sondazhi i publikuar mbrëmë nga ana e zyrtarëve të opozitës është i manipuluar dhe se nuk është realizuar nga ana e Institutit IPIS.