24/02/2024

Doganierët në vendkalimin kufitar “Deve Bair” sekuestruan 329 copë solucione injektuese “gadovist 1.0”, të cilat përdoren edhe për diagnostikimin e sëmundjeve beninje dhe malinje gjatë rezonancës magnetike. Tretësirat për injeksion ishin fshehur në një paketë me etiketë nga një prodhues uji i pijshëm, ndërsa doganierët i gjetën gjatë kontrollit të autobusit, transmeton Portalb.mk.

“Më 8 shtator, inspektorët doganor të Departamentit për punë operative gjatë kontrollit të autobusit me targa turke që udhëtonte nga Stambolli për në Pejë të Kosovës, në mes, nën njërën prej sediljeve, gjetën një kuti me 329 copë tretësirë ​​injektuese prej 15 mililitrash “gadovist 1.0” nga prodhuesi gjerman ‘Bayer’, për të cilin pronar është regjistruar pasagjeri me iniciale M.Sh. nga Kosova”, thuhet në njoftimin e sotëm nga Drejtoria doganore.

Pasagjeri, siç shtojnë nga Drejtoria doganore, nuk ka pasur as leje përkatëse nga Ministria kompetente e Shëndetësisë për produktet mjekësore.

Ndaj personit është paraqitur kallëzim penal në gjykatën kompetente për veprën penale të kontrabandës nga neni 278 i Kodit Penal.