Dy anijet kozmike të lëshuara njëra pas tjetrës brenda një muaji në verën e vitit 1977, i kanë mbijetuar çdo gjëje, nga pakësimi i furnizimit me energji elektrike deri tek defektet thuajse fatale të softuerit.
Këto sonda nuk ishin krijuar të shkonin aq larg, pasi fillimisht qëllimi i tyre ishte të studionin planetët jashtë sistemit tonë yjor.
Ato i kanë mbijetuar një udhëtimi gati gjysmë shekulli dhe NASA ende po provon çdo truk për t’i mbajtur sondat ‘gjallë’.
“Këto dy anije kozmike janë ende duke funksionuar, na jep të dhëna unike të vlefshme shkencore dhe çdo ditë shtesë që marrim të dhëna është një bekim. Për shembull, javën e kaluar ekipi në Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s dërgoi një patch softuerësh(një grup ndryshimesh në një program kompjuterik ose të dhëna mbështetëse të tij, të krijuara për ta përditësuar, rregulluar ose përmirësuar atë) tek Voyager 2. Shpresa është që t’i japim frymë të re anijes kozmike të plakur. Synojmë të bëjmë të njëjtën gjë edhe për binjakun e saj”, tha Suzanne Dodd, menaxhere e projektit Voyager në JPL, për Ars Technica.
Përditësimi i softuerit synon gjithashtu të adresojë një defekt të përsëritur, ku bëri që Voyager 1 të errësohej përkohësisht në gusht 2022.
“Nuk kanë mbetur shumë rezerva me karburant, në disa raste ne i fikim për të kursyer energji, vetëm për t’i mbajtur ato aktive”, tha Dodd.
Ndërkohë, NASA shpreson të përfundojë një moment historik të madh, simbolik përpara se të dy Voyagers të mund të errësohen për herë të fundit. “Ata kanë kapërcyer shumë çështje. Unë mendoj se fokusi tani është të arrijmë 50 vite nga lëshimi i tyre në hapësirë dhe të bëjmë festën më të madhe që mundemi”, u shpreh Suzanne Dodd./Top-Channel.tv