Sipas informacioneve të portalit indeks.mk, dy kompanitë fituese në thirrjet e komunës së Tetovës, “Ereu Trans” dhe “Eko Peu”, kanë vetëm një të punësuar secila. Kompania “Ereu Trans” ka fituar 1,262,550 milionë euro, ndërsa “Eko Peu” ka fituar 916,530 mijë euro. Kjo situatë ka ngritur dyshime për skandalin e mundshëm në lidhje me këto kontrata.
Dy kompanitë që në total kanë dalë fituese në tetë thirrje të komunës së Tetovës e të cilat udhëhiqen nga gratë e familjes Bajrami e cila disponon edhe me kompaninë “Mujo Bau”, kanë vetëm nga një të punësuar.
Pra, kompania “Ereu Trans” e forumuar në vitin 2021, me seli në Poroj të Tetovës, që udhëhiqet nga Xharie Bajrami e që nga Komuna ka fituar 1,262,550 milionë euro ka vetëm një të punësuar.
Edhe kompania e dytë, “Eko Peu”, që nga Komuna ka fituar 916,530 mijë euro e që udhëhiqet nga Habibe Bajrami gjithashtu ka vetëm një të punësuar.
Ndryshe, indeks.mk dje raportoi se dy kompanitë e krijuara në vitin 2021 nga familja Bajrami kanë fituar 2,179,080 euro vetëm nga Komuna e Tetovës.
Kujtojmë, denoncuesi që dëshiron të mbetet anonim përmes dokumenteve shpjegoi se kjo skemë është përdorur nga pronari i “Mujo Bau” dhe Komuna e Tetovës dhe për udhëheqës të kompanive përfituese është vendosur që udhëheqës të jenë, emërtohen gratë e familjes.