6.8 C
Skopje

E ardhmja e Aleancës me Taravarin është me VMRO-në

Aleanca për Shqiptarët tashmë gjendet në një udhëkryq të madh pas dorëheqjes së kryetarit të saj Ziadin Sela, i cili paralajmëroi se nuk do të rikandidohet por do të vazhdojë të jetë nënhije në politikë.

Nga kjo konstatohet se largimi i tij nga Aleanca për Shqiptarët fillon edhe me shkatërimin e saj si parti pasiqë ditëve të fundit ka pasur shumë dorëheqje të anëtarësisë dhe kryesisë nëpër degë e nëndegë të partisë së Selës nëpër vende të ndryshme, gjë që kanë raportuar edhe media të ndryshme pasiqë këto dorëheqje kanë qenë publike dhe pikërisht në përkrahje të Selës.

Kjo gjë si duket i konvenon vetëm nënkryetarit të kësaj partie Arben Taravari i cili tashmë ka nisur të bëj terenin për tu ulur në kolltukun e partisë të cilën e themeloi Ziadini.

Ndonëse ky veprim i tij ka revoltuar me të madhe anëtarësinë e Aleancës për Shqiptarët të cilët nuk e shohin të ardhmen e mirë të partisë në krye me Taravarin, kjo gjë nuk i bën aspak përshtypje këtij të fundit.

Krahas tentativave për tu ulur në krye të Aleancës për Shqiptarët, Taravari duket se e ka si borxh për të vazhduar qeverisjen me VMRO DPMNE të Mickoskit, qeverisje të cilën e ka edhe në komunën e Gostivarit.

Nga gjithë kjo mund të konstatohet se e ardhmja e Aleancës për Shqiptarët është pikërisht me VMRO DPMNE dhe Hristijan Mickoskin, përmes të cilit Taravari tenton të ruajë pushtetin në komunën e Gostivarit, ashtu siç edhe e fitoi mandatin.

E në anën tjetër si duket Taravari tentativave për të vazhduar qeverisjen dhe koalicionin me VMRO DPMNE në Shkup nuk i bën aspak përshtypje dhe harron se pikërisht dje Mickoskit ia ktheu shpinën krahu pro-europian.

Ndonëse revoltë e madhe tek anëtarësia e Aleancës për Shqiptarët, Taravari në anën tjetër nuk e prish rrahatllëkun e tij duke e akomoduar VMRO DPMNE në të gjithë pushtetin që ka komuna e Gostivarit dhe në të gjithë fushat atje.

Mirëpo, anëtarësia e Aleancës për Shqiptarët një gjë duhet të dinë se Taravari nuk e prish rrahatllëkun ama mund të prish partinë e tyre!