-0.2 C
Skopje

E la mërgimin për UÇK-në, zyrtari policor pensionohet para William Walkerit

Një pension të veçantë kishte një zyrtar policor në Podujevë. Bëhet fjalë për Muhamet Beqirin, i cili përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur ditën e tij lamtumirës nga organi më i lartë i sigurisë në vend.

Pjesëmarrës në ceremoninë e pensionimit ishte edhe amerikani legjendar, që i doli në ndihmë Kosovës, William Walker, transmeton Indeksonline

Postimi i plotë:

Kam nderin dhe kënaqësinë qe sot para jush t’i them disa fjale per udhëtimin e punës sime, pasi sot është pensionimi im.

Pensionimi eshte akt qe permbyll ciklin e marredhenies se punes.Ky cikel qe per mua zgjati per rreth 40 vite.Arrita qe punen time ta perfundoj me sinqeritetin dhe zellshmerine time me te larte.Ne vitet e 80-ta kur fillova karieren time. Si zyrtar policor deri ne vitin 1989 ku ne menyre demostrative u larguam nga puna qe mos te pranojne qe Kosova  te jet Republika e Serbise. Gjate viteve te 90-ta si te gjith qytetaret e Republikes se Kosoves mbetem pa pune, ku dhe per nje kohe u detyrova te migroja ne mergim.Mirepo duke pare nevojen qe te jepja sado pak nje kontribut per vendim tim, ne vitin 1996 une more rrugen qe te kthehem ne vendlindjen time ku edhe u rreshtova prane shokeve,kolegeve te cilet kishin nje ideal per çlirimin e Kosoves.Jam i nderuar dhe i privilegjuar qe historia ma dha rastin te jem ushtar i Ushtrise Çlirimtare te Kosoves. Pas perfundimit te luftes une perseri u riktheva ne punen time si zyrtar i policise se Kosoves ku deri me sot jam munduar te jap nje kontribut ne ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial te Republikes se Kosoves.Andaj sot erdhi momenti qe ta permbyll angazhimin tim si zyrtar policor i Republikes se Kosoves.

May be an image of 2 people and people standing
May be an image of 7 people and people standing
May be an image of 5 people, people standing and outdoors
May be an image of 8 people and people standing
May be an image of 1 person and outdoors
May be an image of 2 people and people standing