schedule12:05 – 14 Gusht, 2022
3 vajzat më të famshme në fund të viteve ’90, të cilat krijuan grupin e njohur si “Spirit Voice” janë ribashkuar sërish. Pavarësisht suksesit që kishin arritur, tre vajzat vendosën që të ndaheshin. Soni Malaj vijoi rrugëtimin në muzikë si soliste, Elia Zaharia u angazhua në aktrim.
Elia njihet gjithashtu dhe për martesën e saj me Princ Lekën. Ndërsa Dorina Tiko u largua nga Shqipëria për një mundësi më të mirë. Së fundmi, ata janë ribashkuar së bashku ndërsa kanë ndarë një fotografi dhe me ndjekësit në rrjete sociale.
Ka qenë Soni, e cila kaq publikuar foton e përbashkët ndërsa ka shkruar: “Ribashkuar #spirit voice”, duke i bërë tag dy Dorinës dhe Elias. /abcnews.al