Një 29-vjeçar u arrestua në Kanada pasi akuzohet për vrasjen e 5 personave. I riu akuzohet se ka djegur 3 fëmijë në një makinë, ndërsa dy gra të pajeta u zbuluan në provincën e Manitoba.
“I arrestuari dhe pesë personat e vdekur besohet se janë të njohur me njëri-tjetrin”, tha policia kanadeze në një deklaratë. Trupi i një gruaje u zbulua përgjatë një rruge në qytetin e Carman.
Më pak se dy orë më vonë u gjet makina e djegur me trupat e tre fëmijëve dhe, pak kohë më vonë, në një shtëpi u gjet trupi i një gruaje të dytë.
(BalkanWeb)