Aleanca për Shqiptarët duket që është në një krizë të thellë pikërisht për shkak të dorëheqjes së tashmë ish kreut të saj, Ziadin Sela i cili ka informuar se nuk do të rikandidohet përsëri për kreun e partisë por sipas tij, nuk do të tërhiqet nga skena politike dhe publike, duke qëndruar kështu anësh ose nën hije në parti.
Por kjo megjithatë nuk do e ndihmojë aspak partinë që e themeloi ai pas ndarjes nga PDSH, për të mos u afruar me VMRO DPMNE e Hristijan Mickoski pasiqë pikërisht pretendenti për të marrë fronin e partisë Arben Taravari, gjithnjë e më afër është në realizimin e ëndrrës për të bërë Aleancën për Shqiptarët patericë e VMRO DPMNE dhe Mickoskit, e këtë e ka dëshmuar në shumë raste si nëpër fushata parazgjedhore, takime të ndryshme, e madje ai ka shkuar aq larg sa që ka marrë pjesë në tubimet dhe fushatat e VMRO DPMNE me të vetmin qëllim ruajtjen e kolltukut të tij në komunë pasiqë pa ndihmën e tyre ai nuk mund të fitonte mandatin në Gostivar dhe tash për të ardhur në krye të partisë.
Pakënaqësitë e mëdha janë shfaqur kohëve të fundit që nga paralajmërimet e largimit të Ziadin Selës nga Aleanca për Shqiptarët, dorëheqje të shumta kanë ndodhur këtë periudhë, por Taravarit nuk i bëhet aspak vonë pasiqë vetëm edhe tre ditë e ndajnë Aleancën nga VMRO DPMNE dhe në krye të saj vjen Arben Taravari!