3.8 C
Skopje

Edhe BESA do ta bllokojë kuvendin bashkë me VMRO-në

“Ne do të përdorim të gjitha mekanizmat e mundshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sa më parë”, thanë nga Besa për “Slloboden Peçat”.

Partia e udhëhequr nga Bilal Kasami paralajmëron bllokadë opozitare të Kuvendit pasi lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski deklaroi se do ta bllokojnë punën e Kuvendit përmes filibustereve dhe amendamenteve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Qëndrimi i Besës është shumë i qartë dhe ne e kemi përsëritur prej disa muajsh. Legjitimiteti i qeverisë kontestohet sepse mazhoranca u bë përmes deputetëve të shantazhuar dhe partive politike që brenda natës nga kritikët e qeverisë u bënë pjesë e qeverisë. Kjo përbërje e Qeverisë pasqyron keq menaxhimin e të gjitha institucioneve, ndaj është shumë e rëndësishme që zgjedhjet parlamentare të bëhen më shpejt, t’i kthehet legjitimiteti qytetarëve dhe ata të vendosin se kush duhet t’i përfaqësojë. Ne do të përdorim të gjitha mekanizmat e mundshëm për të provokuar sa më parë zgjedhje të parakohshme parlamentare”, thanë nga BESA.