0.8 C
Skopje

Einxhel Shkira: Dua një fëmijë me Dagz, është momenti i duhur


schedule22:20 – 4 Maj, 2022

Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira ka deklaruar se është e gatshme të bëhet nënë në një të ardhme të afërt. Ajo gjithashtu tregoi se edhe partneri i saj, Dj Dagz është në të njëjtën etapë të jetës.

“Dua gjithë energjinë ta orientoj te një fëmijë, jo vetëm tek karriera. Është momenti i duhur mendoj. Edhe Dagz është në këtë etapë të jetës. Fëmija për ne nuk do të përbente një problem. Mendoj se do jemi prindër shumë të hapur me fëmijën tonë”, u shpreh Einxhel në “Goca dhe Gra”.

Çifti u lidhën brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’ dhe që nga ai moment duket se nuk janë ndarë për asnjë moment. Dyshja janë më të lumtur se kurrë./abcnews.al