Nisja e ndërtimit të rrugës Tetovë-Prizren, duhet të pres edhe ca kohë. Drejtori i Ndërmarrjes Publike Ejup Rrustemi për TV Shenja thotë se janë duke pritur që të nënshkruhet një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Transportit të RMV-së dhe Kosovës dhe më pas të gjendet projektuesi dhe do të vendoset për detajet e tjera. Kjo sipas tij, mund të ndodh për disa ditë, e më së voni deri në shtator.
Për këtë të çështje, drejtori Rrustemi pati dhënë deklaratë për gazetarët para rreth dy muajsh.
“Ne jemi në fazën bashkë me Ministrin e Transportit si Ndërmarrje Publike, për përpilimin e Marrëveshjes mes Ministris së Transportit dhe Ministris së Transportit dhe Ekologjisë të Kosovës, për zgjidhjen e projektantit të përbashkët, cilët do të jenë detajet, në çfarë mënyre do të zgjidhet, si do të bëhet pagesa e projektuesit”.
Rruga që lidh Prizrenin dhe Tetovën përfshin tunel prej 6.4 kilometrave dhe nga 15 kilometra nga Prizreni dhe Tetova.