20/07/2024

Eneda Tarifa, këngëtarja e njohur, do të kthehet në ekran si moderatore në sezonin e ri të formatit të suksesshëm “Këngë Moj”.

Pas një pushimi të gjatë, ajo ka marrëveshje me produksionin për të drejtuar këtë spektakël të muzikës shqiptare.

“Këngë Moj” transmetohet në Vizion Plus prej dy vitesh dhe përcjell këngën e bukur shqiptare, si atë tradicionale, popullore e qytetare, ashtu dhe muzikën e lehtë.

Gjithashtu ka pjesëmarrjen e artistëve të njohur si Aurela Gaçe, Irma Libohova, Artiola Toska dhe shumë të tjerë.