25/06/2024

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i bëri thirrje Izraelit që të ndalojë sulmet në Rripin e Gazës. Ai zgjodhi ta quante atë që po ndodh aktualisht, një çmenduri që do duhet të marrë fund.

“Bombardimet izraelite, të cilat u përshkallëzuan mbrëmë në Gaza, shënjestruan edhe një herë gratë, fëmijët dhe civilët e pafajshëm, duke e thelluar më tej krizën humanitare. Izraeli duhet të ndalojë menjëherë këtë çmenduri , t’i japë fund sulmeve të tij”, theksoi kreu i shtetit turk.

Ai u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij të marrin pjesë në një tubim në mbështetje të palestinezëve.

Në këtë tubim “ne do të bërtasim se qëndrojmë me popullin palestinez (dhe) kundër persekutimit nga Izraeli”, tha ai.

Presidenti turk kishte paralajmëruar tashmë pjesëmarrjen e tij në këtë tubim, i cili u quajt “një tubim i madh për Palestinën” dhe do të zhvillohet në aeroportin e vjetër ndërkombëtar të Stambollit.