27.8 C
Skopje

Erdoganin e zë gjumi gjatë intervistës, ja si reagon gazetarja

Një situatë e pazakontë ka ndodhur me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, të cilin e ka zënë gjumi teksa ishte dukë dhënë një intervistë. Ai po pyetej për zgjedhjet e 28 majit, raundi i dytë në të cilin Ergodan kërkon të marrë një tjetër mandate si president dhe në ato momente, ai mbyll sytë.

Sapo regjisori kuptoi se çfarë po ndodhte, me shpejtësi e ktheu kamerën drejt gazetares, e cila vazhdoi të fliste duke parë bashkëprezantuesin e saj.

Kjo nuk është hera e parë që Erdoganin e zë gjumi, e ndërsa jo pak herë është folur edhe se presidenti është sëmurë, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga ana e zyrës së shtypit të presidencës.