Bashkia e Tiranës në krye me Erion Veliajn ka vendosur të ndajë ndihma financiare për qytetin e Preshevës, po ashtu, ka dhënë ndihma financiare edhe për Bashkinë e Kharkivit në Ukrainë. Kjo tregon përkushtimin e Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar komunitetet e tjera në rajon, si dhe premtimin e mbajtur nga Erion Veliaj.
Bashkia e Tiranës në kuadër të anëtarsimit dhe pagesës së kuotës së amëtarsimit në shoqatën “Uninoi i Bashkësive Shqipatre në Rajon”, ka ndarë ndihma financiare për Komunën e Preshevës për rikonstruksionin e shkollës fillore “Dituria” në vlerën 520.000 euro.
Gjithashtu Bashkia e Tiranës ka dhënë ndihma financiare edhe për Bashkinë e Kharkivit në Ukraninë, për rikonstruksionin e një shkolle si pasojë e gjendjes së luftës, në vlerë 250.000 euro, dhe duke shtuar në të njëjtën vlerë buxhetin e programit Planifikim Menaxhim Administrim të Aparatit të Bashkisë së Tiranës.
Për zbatimin e këtij vendimi është angazhuar kryetari i Bashkisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit Financiar.