24.8 C
Skopje

Erzeni fillon të ndërtohet për sezonin e ri, ish-portieri i njohur merr timonin e shijakasve

schedule21:50 – 13 Korrik, 2022

Erzeni ka filluar ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, teksa tashmë ka gjetur edhe timonierin të cilit do t’i besohet timoni i ekipit në “Abissnet Superiore”.

Pas largimit të Nevil Dede, frenat e shijakasve do t’i marrë ish-portieri i njohur durrsak, Xhevahir Kapllani.

48-vjeçari në të kaluarën e tij si futbollist është aktivizuar edhe me Erzenin ku ka regjistruar 50 paraqitje ndërsa ka nisur menjëherë nga puna me ekipin shijakas teksa ka drejtuar seancën e parë stërvitore në pasditen e së mërkurës. ndërkaq, në rolin e trajnerit, Kapllani ka një eksperiencë me ekipin e Sukthit në vitet 2010-2012.

Në këtë formë, drejtuesit e Erzenit i besojnë Kapllanit një projekt me shumë rëndësi duke qenë se skuadra tashmë është pjesë e Superiores. /f.a/abcnews.al