24/05/2024

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informacionin nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për Raportin nga vlerësimi i Komisionit për zbatimin e procedurës për dhënien e koncesionit për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike dhe ndërtimin e hidrocentraleve në Cërna Reka.

Në përputhje me raportin e Komisionit, Qeveria në mbledhjen e 185-të ka miratuar Vendim për ndarjen e koncesionit më të favorshme për dhënien e koncesionit për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike me ndërtimin e hidrocentraleve në Cërna Reka, e cila i jepet ofruesit PUBLIC POWER CORPORATION S.A. – Greece & ARCHIRODON GROUP N.V. – Greece, gjegjësisht PPC-Arhirodon, ndërsa në përputhje me dokumentacionin e tenderit dhe marrëveshjen e koncesionit që ishte pjesë e dokumentacionit të tenderit.