9.8 C
Skopje

Eskobar: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian

I dërguari i posaçëm i SHBA-vë për Ballkanin perëndimor, Gabriel Eskobar, në një intervistë ekskluzive për TV21 në “Forumin e Prespës” në Ohër tha se Ballkani Perëndimor është rajon i mundësive të jashtëzakonshme, ku ndër të tjera përmendi mundësitë ekonomike, energjetike etj. Sipas tij, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian, por vendet e rajonit kanë ca detyra për të bërë, siç janë reformat e theksuara që kërkohen prej vitesh.
TV21: Cfarë mund të na thuash për takimin në Forumin e Prespas, cilat janë përshtypjet  tuaja, a po lëvizin vendet e Ballkanit Perëndimor në drejtimin e duhur?

Eskobar: Më lejoni të them që pozicioni ynë ndaj Ballkanit Perëndimor është se është rajon i mundësive të jashtëzakonshme, kështu që ne e shikojmë Ballkanin Perëndimor jo nga perspektiva e viteve të 90-ta dhe problemet politike të atyre viteve, por nga ajo e shekullit 21, mundësitë ekonomike, të energjisë e të tjera. Kështu që jemi pajtuar që Ballkani Perëndimor është pjesë e rëndësishme e Evropës, pra është pjesë e Evropës.

TV21: Por a kishte pajtueshmëri mes tyre për këtë?

Eskobar: Besoj të gjithë pajtohen për një gjë, që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian, dhe pjesë e komunitetit transatlantil. Pyetja është se si të operacionalizohet ky vizion.

TV21: Kush e operacionalizon këtë vizion?

Eskobar: Të gjithë ne duhet ta bëjmë këtë. Vendet e rajoni kanë ca detyre për të bërë. Duhet të bëjnë reforma, të përgatisin publikun dhe institutucionet për integrim. Bashkimi Evropian duhet të ofroj një modelin dhe amerikanët mbështetjen për këtë.