20/07/2024

Një grup shkencëtarësh nga Australia, kanë krijuar një listë të re të zakoneve që rrisin rrezikuar për të vdekur në moshë të re.

Ata thonë se të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë dhe gjumi i tepruar janë dy prej faktorëve kryesorë që ju shkurtojnë jetën.Studime të mëparshme kishin identifikuar 4 faktorë të rëndësishëm, të tillë si, konsumi i alkoolit, dieta ushqimore e varfër, mungesa e aktivitetit fizik dhe pirja e duhanit.

Studimet thonë se një njeri që i ka të 6 këto zakone të këqija, rrezikon 5 herë më shumë të vdesë gjatë një periudhe 6 – vjeçare, në krahasim me dikë që bën një jetë të pastër.Të qëndruarit ulur më shumë se 7 orë në ditë, të bërit pak ushtrime fizike dhe të fjeturit më shumë se 9 orë gjumë, sipas ekspertëve, është thuajse vdekjeprurëse.Sipas studimit i cili është realizuar nga Universiteti i Sydney, në Australi, ushtrimet fizike dhe shkuarja në palestër nuk ndihmon në dëmet të cilat I shkakton qëndrimi ulur gjatë ditës.