16.8 C
Skopje

Fatmir Limani dhe Adnan Azizi, më të mirët e Lëvizjes Besa

Fushata parazgjedhje për zgjedhje të parakohëshme për Këshillin e komunës së Tetovës ka vendosur në lëvizje shumë figura politike e mes tyre edhe tek Lëvizja Besa.

Kështu, Fatmir Limani dhe Adnan Azizi shihen në krye të fushatës zgjedhje për Këshillin komunal në komunën e Tetovës që pritet të mbahen më 20 Gusht të këtij viti.

Këto dy si duket janë figura kyçe në Lëvizjen Besa dhe frontmen të fushatës pasiqë shihen afër në të gjitha takimet që po mban kreu i kësaj partie Bilall Kasami.

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në çdo tubim, takim dhe organizim partiak shihet së bashku ne Fatmir Limanin dhe Adnan Azirin, duke anashkaluar një pjesë të madhe të udhëheqësisë dhe aktivistëve të subjektit që ai drejton.

Fatmir Limani dhe Adnan Aziri shihet qartë se janë të preferuarit e tij dhe frontmenët e rinj të Lëvizjes Besa, të cilët kanë ndikim të jashtëzakonshëm në ndërmarrjen e vendimeve më të rëndësishme partiake.