Ish kampioni Evropian për kadet Faton Salihu, sot në Kuvendin zgjedhor me 33 vota PRO aq sa ishin të pranishëm nga gjithsejt 38 delegat u zgjodh Kryetar I Federatës së Boksit të Maqedonisë së Veriut.
“Me kënaqësi mund të them se 33 kuvendarët e pranishëm në Kuvendin e sotëm zgjedhor më dhanë mandatin katërvjeçar për të drejtuar Federatën e Boksit. I falënderoj për besimin e dhënë” tha ai.
Kuvendi vazhdon punën sipas rregullores dhe rendit të ditës.
“Më lejoni që të shpreh Falënderimet e mija për mbështetjen dhe përkrahjen tuaj të pafund. Jam shumë krenar që tani, si kryetar i ri i Federatës Kombëtare të Boksit, do të vazhdoj të ndjek vizionin e qartë që kemi për të ngritur nivelin e boksit në Maqedoninë e Veriut. Faleminderit për besimin tuaj në mua.
Gjithashtu, dua të shpreh një falënderim të veçantë për të gjitha klubet e boksit dhe për delegatët e klubeve të boksit për mbështetjen dhe përkrahjen që keni treguar në këtë fazë të re emocionuese për mua.
Së bashku do të punojmë për të sjellë ndryshime pozitive dhe për të zhvilluar boksin dhe infrastrukturën e boksit në vend. Faleminderit për bashkëpunimin dhe angazhimin tuaj në vazhdimësi.
Si kryetar i ri i Federatës Kombëtare të Boksit do të mundësojë kushte më të mira për boksierët në Maqedoninë e Veriut, dhe do të lehtësojmë pjesëmarrjen në arenën ndërkombëtare të boksierëve tanë, duke bërë përpjekje aktive për krijuar partneritete me institucione relevante shtetërore dhe ndërkombëtare. Bashkërisht do të angazhohemi për zhvillimin e boksit dhe mbështetjen e të rinjve në sport”, ka thënë Salihu.