15.8 C
Skopje

Faton Shoshi po i rikthehet shoubizit, menaxheri që e ndërroi lojën në estradë

Emri i Faton Shoshit nënkupton ndryshim loje në shoubiz.

Me këtë epitet, menaxheri i njohur ka qenë i përmendur në publik, pasi ka menaxhuar karriera të suksesshme muzikore, siç ka qenë ajo e Ledrit dhe Erës.

E, pas një pauze, Shoshi po kthehet përsëri në fron.

Këtë gjë e ka konfirmuar menaxheri tjetër kosovar, Jetmir Agaj, i cili në fotografinë e hedhur në Instastory shkroi “A jeni gati?”.

Detaje tjera nuk janë zbuluar, por, se do jetë rikthim i fuqishëm i Shoshit, kjo dihet tashmë.