9.8 C
Skopje

“Festival” golash në “Stade de la Meinau”, por s’ka fitues, Mbappe nuk mjafton për PSG-në

schedule22:58 – 29 Prill, 2022

PSG nuk shkoi më shumë se barazimi 3-3 në transfertë përballë Strasbourg, në sfidën e javës së 35-të të Ligue 1.

Me skuadrën pariziene tashmë të shpallur matematikisht edhe kampione e kampionatit francez, nuk mundi të siguronte fitoren ndaj Strasbourg, me sfidën që do të mbyllej në barazim, teksa Caci në minutat e fundit të ndeshjes i dhuroi një pikë skuadrës vendase përballë të besuarve të Mauricio Pochettinos.

Kylian Mbappe ishte protagonisti kryesor edhe në këtë takim, me sulmuesin francez që arriti të shënonte dopietë 23’ dhe 68’, ndërsa dha dhe asist te goli i harkimit në minutën e 64-të.

Golat për skuadrën vendase u shënuan nga Gameiro 3’, Diallo 75’ dhe Caci 90+. Pas këtij barazimi skuadra e Strasbourg barazon me pikë Nice më nga 57-pikë, ku përkohësisht renditet në vendin e 6-të. /f.a/abcnews.al