Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut po mbahet seanca e 139-të në të cilën konstatohen dorëheqjet e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.
Me gjithsejt 100 vota PËR, u miratua rendi i ditës, madje i njejti u votua dhe nga deputetët e opozitares maqedonase VMRO-DPMNE.
Me 64 vota PËR u pranua si pikë e rendit të ditës edhe emërimi i Jovan Mitrevskit si kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në qeverinë teknike.
Pas shkarkimit nga pozita e kryekuvendarit, Xhaferi sot pritet ta merr mandatin si Kryeministër i parë shqipar dhe të dielen pritet i njejti të emrohet në pozitën e lënë bosh nga Kovaçevski. /Indeks.mk
Lajmi në përditësim…