Për një “fillim të ri” me qëllim të “ndryshimit politik”, siç janë parullat qendrore, nga sot deri të dielën partia opozitare greke SYRIZA do të mbajë kongresin e tretë, në të cilin është i thirrur të marrë pjesë ish-kryeministri Zoran Zaev, informoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Kongresi i partisë do të nisë sot pasdite në Athinë, me fjalimin e kreut të SYRIZA-s, Aleksis Cipras, ndërsa në ditët në vijim do të marrë pjesë edhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut.
Në kuadër të Kongresit do të mbahen gjithashtu diskutime të ndryshme tematike kushtuar pandemisë, luftës në Ukrainë, ekonomisë, energjetikës, krizës klimatike etj.