14/04/2024

Pranvera fillon sot në ora 04:06, ndërsa në të njëjtën kohë në Hemisferën jugore fillon vjeshta. Pranvera do të zgjat 92 ditë deri më 20 qershor, kur fillon vera.

Në ditën e parë të pranverës, Dielli në Shkup ka lindur në ora 5 e 37 minuta, ndërsa do të perëndojë në ora 17 e 46 minuta. Dita do të zgjat 12 orë e 9 minuta.

Për sot parashikohet mëngjes i ftohtë, ndërsa gjatë ditës mot me diell me paraqitje të vranësirave të vogla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare përgjatë Vardarit, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 9, ndërsa ajo maksimale prej 11 deri 18 gradë Celsius.