-0.2 C
Skopje

Fisnike Bekteshi – Shaqiri: BDI është bartëse dhe realizuese e kërkesave të shqiptarëve

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) gjithmonë ka qenë, dhe është bartëse e realizuese e kërkesave të qytetarëve, tha në fjalën e saj deputetja Fisnike Bekteshi – Shaqiri në tubimin “Bashkë për Europë” të BDI-së në Shipkovicë të Tetovës.

“Ju asnjëherë nuk keni nguruar të vini në takimet tona. Unë jam deputete dhe vij nga fshati Gajre, dhe mburrem kur më thonë së jam malësore. Z.Ali Ahmeti gjeti këtu konakun, mikpritjen dhe ndihmën me të cilën karakterizohen njerëzit malësorë. BDI gjithmonë ka qenë dhe është bartëse dhe realizuese e kërkesave qytetare. Kemi shumë malësorë që realizuan ndër vite mbrojtjen e idealeve kombëtare, që sakrifikuan jetën për misione të shenjta. Lideri ynë gjithmonë ka mbrojtur idealet kombëtare me vizione të qarta. U bëmë pjesë e NATO-s e tani duhet të jemi pjesë e BE-së. E ardhmja jonë është në BE, kështu të unifikuar pa dallim kombësie apo feje”, theksoi deputetja e BDI-së, Fisnike Bekteshi – Shaqiri.(Indeks.mk)